• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një “tulipan” për PSV Eindhoven, skuadra hollandeze prezanton trajnerin e ri

12/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas largimit të papritur të teknikut Ruud van Nistelrooy, nga stoli i hollandezëve të PSV Eindhoven, për shkak të “mungesës së mbështetjes” nga bordi drejtues i klubit, këta të fundit kanë prezantuar ditën e sotme, teknikun e ri për 3 vitet e ardhshme.

Në krye të pankinës së Eindhoven tashmë ka mbërritur një tjetër “tulipan”, me 59-vjeçarin, Peter Bosz që u zyrtarizua ditën e sotme nga vetë klubi, zyrtarizim që e njoftuan me anë të një postimi në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Përgjatë karrierës së tij, Bosz është i njohur për drejtimin e skuadrave me emër në Hollandë e Gjermani, si Ajax, Borussia Dortmund e Bayer Leverkusen, ndërsa “aventura” e tij e fundit ishte te francezët e Lyon, nga ku u pushua në tetorin e vitit të shkuar.

Ndërkaq, kujtjomë se bordi kërkon që të përjetojë një tjetër sezon fantastik, teksa këtë vit fituan Superkupën e Hollandës, Kupën e Hollandës (KNVB Bekker), si dhe u renditën të 2-tët në kampionat duke siguruar kështu një “biletë” për në kualifikueset e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit: 

Our new head coach, Peter Bosz! 🔴⚪️ pic.twitter.com/tUGOFVQgcu

— PSV (@PSV) June 12, 2023

Next Post

Bombë nga Anglia: Guardiola nuk pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.