Wednesday, 4. March 2026
Sport

E bujshme, Xhaka mund të transferohet të gjiganti nga Serie A

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Granit Xhaka mund të bëhet pjesë e Romës, ka njoftuar “Fichajes” të hënën. Xhaka është i preferuari i trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Portugezi edhe në të kaluarën kishte kërkuar transferimin e kapitenit të Zvicrës. Xhaka pritet të largohet nga Arsenali, ndërsa kishte raportime se destinacioni i tij i ardhshëm është Bayer Leverkuseni.

Por në garë për shërbimet e Xhakës ka hyrë sërish Roma. 30-vjeçari me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Pjesë e Arsenalit është prej vitit 2016. Më herët karrierë ka bërë edhe te Baseli dhe Borussia Moenchengladbachu.

Teilen: