Wednesday, 4. March 2026
Sport

Raportohet se Sheikh Jassim ka fituar garën për të blerë Man United

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United do të bëhen me pronarë të rinj.

Sheikh Jassim ka qenë i suksesshëm me ofertën e tij për të blerë Manchester United, sipas raporteve në Katar, të cilët sugjerojnë se njoftimi për një marrëveshje do të bëhet shumë shpejt.

  

Javën e kaluar, Sheikh Jassim, paraqiti një ofertë ‘të madhe’ të pestë dhe të fundit për të përfunduar një blerje të plotë të Man United nga pronarët e saj aktualë, familja Glazer.

Oferta e fundit u kuptua se vlente rreth 6.5 miliardë dollarë, me një propozim prej 1 miliard dollarësh për investim mbi të.

Pesë ditë pasi dolën lajme rreth ofertës së pestë dhe të fundit, mediet në Arabi thonë se oferta ka qenë e suksesshme.

“Të gjitha lajmet e marra tregojnë suksesin e blerjes së Manchester United nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Jassim dhe njoftimi i marrëveshjes do të jetë shumë shpejt”, thuhet në njërën nga gazetat atje./Lajmi.net/

  


Teilen: