Wednesday, 4. March 2026
Sport

Zyrtare: Liria ndan rrugët me Xhengis Rexhepi

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Xhengis Rexhepi nuk do jetë më në krye të Lirisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një njoftimi, transmeton lajmi.net.

  

Rexhepi ndihmoi ekipin nga Prizreni të ngjiten në elitën e futbollit kosovar, pasi siguruan vendin për në Superligë.

Ndërprerja e kontratës ka ndodhur me pëlqim të dy anshëm.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin e klubit (pa ndërhyrje):

“Faliminderit Xhengis !

Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët.

Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm.

Klubi, e falenderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.

‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.

Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falenderuar në emër të tifozëve e adhuruesve anë e kënd, për punën dhe suksesin e treguar.”/Lajmi.net/

  


Teilen: