Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e parë të muajit qershor, ndaj Rumanisë e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.
Alain Giresse do t’i ketë dy mungesa të mëdha për këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Elbasan Rashani dhe Edon Zhegrova, shkruan Lajmi.net
Duke i parë këto mungesa, formacioni i “Dardanëve” mund të jetë tejet interesant sidomos në fazën ofansive.
Mund ta shohim ndoshta edhe debutimin e Ermal Krasniqit, i cili në fakt kaloi një sezon fantastik me ekipin rumun, CFR Cluj.
Kurse në anën e djathtë, do të vendoset Milot Rashica, i cili luajti te Galatasaray në këtë pozitë dhe arriti të fitonte titullin e Superligës së Turqisë.
Formacioni i mundshëm:
Kosova do të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Rumanisë. Ky është formacioni më i mirë i mundshëm për ndeshjen e nesërme.
Keni ndonjë ide ju? 🤯🇽🇰 pic.twitter.com/ost5vuLV6Q
— LIG Sport (@lig_sport) June 15, 2023