Përmes një komunikate në faqen zyrtare, skuadra e Malishevës ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bylbyl Sokoli.
Me akord të dyanshëm, Malisheva dhe Sokoli kanë vendosur që mos ta rinovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.
“Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës”, shkruante në komunikatën e Malishevës.