Kombëtarja e Spanjës është në finale të Ligës së Kombeve.
‘Furia e Kuqe’ ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Italisë, duke siguruar një sukses të madh në këtë kompeticion, shkruan Lajmi.net.
Pino i dha avantazhin Spanjës pas vetëm 3 minutave, por Immobile i barazoi më pas shifrat në 1 me 1. Kur u mendua se ndeshja do të shkojë në vazhdime, Joselu e shënoi golin e fitores për Spanjën.
Në finale, Spanja do të përballet me kombëtaren e Kroacisë.
/Lajmi.net/