Sunday, 12. April 2026
Sport

Kroaci – Spanjë, ja ku zhvillohet finalja e Ligës së Kombeve

GS 15/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Spanjës është në finale të Ligës së Kombeve.

‘Furia e Kuqe’ ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Italisë, duke siguruar një sukses të madh në këtë kompeticion, shkruan Lajmi.net.

  

Pino i dha avantazhin Spanjës pas vetëm 3 minutave, por Immobile i barazoi më pas shifrat në 1 me 1. Kur u mendua se ndeshja do të shkojë në vazhdime, Joselu e shënoi golin e fitores për Spanjën.

Në finale, Spanja do të përballet me kombëtaren e Kroacisë, me ndeshjen që do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘De Kuip’.

/Lajmi.net/

  


Teilen: