• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transformimi fizik i Halandit për 7 javë, Açerbi: Ishte dyfishi! Nuk e di çfarë ha një si Erling

15/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haland ka qenë pa dyshim kryefjala e këtij sezoni në futbollin europian. Sulmuesi i Mançester Siti përveç tripletës së fituar me skuadrën, ka qenë fenomenal edhe në numrat personalë, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe duke e mbyllur si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës dhe Champions League.

HALANDDD

Pavarësisht sezonit të ngjeshur, pushimet e 22-vjeçarit duhet të presin ende, pasi lojtari i është bashkuar kombëtares për dy ndeshjet e qershorit fill pas festimeve të shumta me Mançester Sitin, që e kanë parë atë protagonist nga festat me pizhame te parada në rrugët e qytetit. Pikërisht parada në rrugët e qytetit dhe fotografitë e postuara prej saj ka nxjerrë në pah edhe fizikun e transformuar të Halandit në pak muaj, një transformim që nuk i ka shpëtuar syrit të tifozëve.

Halandi i shfaqur në foton me Noel Gallager, ish-liderin e “Oasis” më 26 prill pas fitores së Mançester Sitit ndaj Arsenalit, është dukshëm më i dobët se ai i shfaqur pak ditë më parë në paradën e trofeve.

Shtimi i masës muskulore në një periudhë 7-javore i ka dhënë një tjetër dimension “robotit”, që duket më gati se asnjëherë për të përballuar sërish me të njëjtin intensitet sezonin që do të vijë, me kundërshtarët që duken tashmë të paralajmëruar për atë që i pret përballë një makinerie golash si ai që po shkon gjithmonë e më shumë drejt perfeksionit.

FJALËT E AÇERBIT – Transformimi fizik i Erling Halandit nuk i ka shpëtuar as rivalit të tij të 10 qershorit, Françesko Açerbi. Mbrojtësi i Interit nuk e ka fshehur habinë e tij për sulmuesin që iu desh të markonte gjatë 90 minutave të Stambollit, një detyrë që duhet thënë se e realizoi me sukses. “Çfarë përshtypjeje më bëri Halandi?

Tashmë është dyfishi i lojtarit që kam përballur tri vite më parë kur ndeshja Dortmundin me Lacion. Nuk e di çfarë ha. Nuk e ndala vetëm unë, por ishte një punë skuadre për të mos e lejuar të na dëmtonte dhe ashtu ndodhi, pavarësisht rezultatit”, u shpreh italiani, eksperienca e të cilit arriti të sfumonte gjigantin norvegjez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një tjetër futbollist largohet nga klubi shkodran

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.