• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në kërkim të bomberit të ri, Bajerni përgatit 100 milionë euro për goleadorin

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e konkretizimit përpara porte nga kampi i Bajernit solli jo pak shqetësimi te trajneri Tuhel dhe bordi. Raportimet e fundit nga “Corriere dello Sport” bëjnë me dije se drejtuesit e kampionëve të ligës gjermane po planifikojë të hedhin “grepat” në drejtim të Napolit, konkretisht Viktor Osimhenit.

tuhel

Edhe pse mediat pranë bavarezëve qartësuan para pak javësh se manovra ofensive e tyre krahas bomberit nigerian kishte ngrirë, si rezultat i pretendimeve absurde të presidentit Aurelio de Laurentis, e përkthyer me koston e 150 milionë eurove. Shpenzimi i një shume të tillë nënkupton rekord në “kasafortën” e gjermanëve.

OSIMHEN

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e tyre përkon me Lukas Hernandezin në verën e vitit 2019, plot 80 milionë euro. Tomas Tuhel e do me patjetër në “Allianz Arena” shtatlartin afrikan dhe ai i plotëson të gjithë kriteret për të mbushur hendekun e lënë bosh prej Robert Levandovskit në adresim të Barcelonës.

Ne sezonin që lamë pas, Osimheni prodhoi shifrat më të mira në karrierë, madje duke konkurruar “bishat” e Europës, si Erling Haland, Kilië Mbape apo Robert Levandovski. 31 gola dhe 5 asiste në 39 prezenca, shënuesi më i mirë i Napolit dhe “goleadori” i ligës italiane. Vlera sipas “Transfermarkt” kap kuotën e 100 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sa bileta janë shitur deri tani për ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.