Davide Fratezi është një nga ata lojtarë që ka shkëlqyer në Serinë A këtë sezon duke marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, njëri prej tyre dhe Interi.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, zikaltërit janë në përparësi sa i përket mesfushorit italian dhe deklarata e fundit e dhënë nga ai duket se i jep sinjale të qarta Interit.
“Ofertat nga Premier Liga? I kam thënë Sasuolos që sinqerisht nuk ndihem ende gati për një hap kaq të madh tani. Nuk jam ende gati të shkoj atje. Preferoj të qëndroj në Serinë A. Prioriteti im është të vazhdoj në Itali dhe këtë ja kam konfirmuar Sasuolos”, ishin fjalët e Fratezit pas ndeshjes kundër Spanjës.
PANORAMASPORT.AL