Wednesday, 4. March 2026
Sport

VIDEO/ SHBA-Meksikë: Ndeshje me përplasje, fanella të grisura dhe kartona të kuq

GS 16/06/2023 2 Min. Lesezeit

Në “rodeo” është kthyer gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve CONCACAF mes rivalëve tradicionalë, SHBA-së dhe Meksikës.

SHBA fitoti me rezultatin 3-0 dhe tashmë do të ndeshet në finale ndaj Kanadasë, por ajo që ndodhi brenda në fushë mori më shumë vëmendje se bileta e finales.

Katër kartona të kuq dhe një bluzë e grisur ishte rezultati i fataliteteve, në një ndeshje që sipas gazetarëve amerikanë përfundoi para se të luheshin minutat e pushimit për shkak të thirrje homofobike nga tribuna e meksikanëve.

Tensioni po rritej gradualisht gjatë gjithë ndeshjes dhe shpërthimi i parë ndodhi në minutën e 69-të, me rastin e ndërhyrjes josportive të Montes ndaj Baloganit. Më pas menjëherë McKenney dhe Musa sulmuan Montes. Përleshja filloi dhe Montes mori kartonin e kuq dhe gjithashtu McKenney, i cili u largua duke puthur fanellën e grisur nga Jorge Sanchez.

Pas uljes së tensionit, ndeshja rifilloi dhe amerikanët vulosën një fitore 3-0, me të dyja skuadrat që e përfunduan ndeshjen me nëntë lojtarë, teksa një tjetër përleshje ndodhi në minutën e 85-të, ku u shfaqën Dest dhe Artega./ h.ll/abcnews.al

Teilen: