Hoze Luiz Sanmartin i njohur dhe si Hozelu ishte protagonisti kryesor në sfidën me Spanjës dhe Italisë, duke shënuar golin e fitores iberikët, që i çoi në finalen e Ligës së Kombeve.
Kjo duket se e ka bindur përfundimisht Realin e Madridit për të marrë 33-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes prej kohësh.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, “galaktikët” kanë gjetur akordin për të transferuar Hozelun dhe çdo gjë pritet të finalizohet javën e ardhshme, kur sulmuesi të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren.
PANORAMASPORT.AL