Wednesday, 4. March 2026
Sport

Zyrtare: Ballkani përforcohet me Bleart Tolajn, nënshkruan kontratë trevjeçare

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të verës dhe para ndeshjeve kualifikuese në garat evropiane.

  

Bleart Tolaj i është bashkuar kampionëve të Superligës së Kosovës si transferimi më i fundit.

Tolaj ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Suhareka, shkruan lajmi.net.

“Të dashur tifozë, pjesa ofenzive e jona është forcuar edhe më shumë. Familjes kampione i bashkohet futbollisti Bleart Tolaj, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje trivjeçare” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Ballkanit.

Bleart Tolaj së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës, skuadrës që bën gara në Superligën e Kosovës në futboll./Lajmi.net/

  


Teilen: