Wednesday, 4. March 2026
Sport

Kosova – Rumania: Kompania e basteve favorizon këtë kombëtare

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës e vazhdon sonte kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

  

“Dardanët” do të ndeshen me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I të kualifikimeve, shkruan lajmi.net.

Ndeshja është e një rëndësie të madhe për fatin e Kosovës në këto kualifikime.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e fundit për këtë sfidë.

Të besuarit e trajnerit Alain Giresse llogariten favoritë për të triumfuar në këtë duel kundër rumunëve.

Kuota për fitoren e Kosovës llogaritet 2.38, barazimi 3.10, kurse për triumfin e rumunëve llogaritet me kuotën 3.20.

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë të tubuara në grup pas dy ndeshjeve.

Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra lidere./Lajmi.net/

  


Teilen: