Wednesday, 4. March 2026
Sport

Bayern mund të nënshkruajë me yllin e Manchester City

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e mbrojtësit të Manchester City Kyle Walker mbetet e pasigurt. Thashethemet thonë se 33-vjeçari po shqyrton mundësinë e ndryshimit të klubit në verë.

Sipas German Sky, Walker është në radarin e Bayernit. Bavarezët po e ndjekin nga afër futbollistin, por ende nuk ka kontaktuar me Manchester City.

Në sezonin 2022/2023, Walker luajti 39 ndeshje në të cilat dha një asistim. Portali transfermarkt e vlerëson lojtarin me 15 milionë euro.

Më herët u raportua se Sheffield United dëshironte të kthente Kyle Walker në klub, i cili u kthye në Premier League. /G.D abcnews.al/

Teilen: