Wednesday, 4. March 2026
Sport

Andorra – Zvicra, Xhaka e Shaqiri startojnë nga fillimi për “Helvetikët”

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në kuadër të Grupit I të kualifikimeve drejt Euro 2024, përveç Kosovës, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Kombëtarja e Zvicrës.

  

Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Nacional” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Andorrës dhe Zvicrës.

Zvicra i prin Grupit I me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Andorra pas dy ndeshjeve ka arkëtuar vetëm një pikë dhe zë vendin e katërt në grup.

Futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të synojnë një tjetër fitore në këto kualifikime, ku edhe janë titullarë në ndeshjen e sotme ndaj Andorrës.

Formacionet zyrtare:

Andorra: Alvarez; San Nicolas, Llovera, Alavedra, Guillen, Rubio; Cervos, Vales, Rebes, Jordi Alaez; Rosas.

Zvicra: Kobel; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Fernandes, Zakaria, Xhaka, Freuler; Shaqiri, Vargas; Amdouni.

  


Teilen: