Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim me Rumaninë, në takimin e vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
“Dardanët” barazuan pa gola 0:0 me Rumaninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit I, shkruan lajmi.net.
Portieri i Rumanisë, Edi Lordanescu tha pas ndeshjes se “Zoti ishte rumun” në momentin e golit të anuluar të Zhegrovës.
“Më vjen mirë që arrita të ndihmoj ekipin tim dhe ta lë këtë ndeshje të pamposhtur. Kam takuar një kombëtare shumë të mirë, me lojtarë që nuk meritojnë asnjë prezantim. Ishte një fushë e vështirë. Sot kuptova se duke u mbrojtur, pas drekës më vjen mirë që Aioani dhe Târnovanu ishin me mua”, tha Horațiu Moldova, në Digi Sport, transmeton lajmi.net.
“Nëse shikojmë fatin e tyre, ata janë më të vlefshëm se ne. Nga terreni, të gjitha ndërhyrjet më duken një formalitet. Zoti ishte rumun sonte. Kur pashë që gjyqtari po shikonte atë që po i thuhej nga dhoma e VAR-it, kuptova se ishte mirë”, deklaroi lojtari rumun.
Kësisoj, Kosova pas tri ndeshjeve në grup ka grumbulluar vetëm tri pikë dhe zë vendin e tretë.
Rumania me këtë pikë vazhdon të jetë në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndërkohë lidere është Zvicra me nëntë pikë nga tri takimet.
Kosova tri ditë më vonë luan në Budapest kundër Bjellorusisë./Lajmi.net/