• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I zhgënjyer nga klubi, gjigandi i Premier Ligës nis bisedimet me yllin e Milanit. Ja shuma që kërkojnë kuqezinjtë

17/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga “djalli” te “dja jtë e kuq”, kjo mund të jetë historia e çuditshme e mbrojtësit të Milanit, Teo Hernandez, i cili ka përfunduar në listën e blerjeve të Mançester Junajtidit. Por deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare nuk do jetë një detyrë e lehtë për ekipin e drejtuar nga Erik Ten Hag.

teo hernandez

Francezi ka zhvilluar 167 ndeshje për skuadrën italiane që kur u bashkua nga Reali i Madridit në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga personazhet më të rëndësishëm të Milanit. Hernandez u bashkua me drejtorin e klubit Paolo Maldini, i cili u shkarkua nga posti i tij pak ditë më parë në qershor, duke çuar në rritje të spekulimeve se 25-vjeçari do të largohet nga Milani.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Junajtid është një destinacion i mundshëm për mbrojtësin e majtë edhe pse ata do të duhet të paguajnë të paktën 60 milionë euro (51.35 milionë sterlina) për të mbërritur te ai.

Teo Hernandez zgjati kontratën e tij me kuqezinjtë në shkurt të këtij viti, duke katërfishuar vlerën e tij në këtë proces. Ai tani është i lidhur me skuadrën italiane deri në verën e vitit 2026.

“Djajtë e kuq” parashikohet të përballen me konkurrencën nga Mançester Sitit, ndërsa skuadrat kryesore në La Liga mund të përpiqen gjithashtu ta rikthejnë atë në Spanjë, ku ai filloi karrierën e tij. Karriera e tij kaloi nga Rajo Mahadahonda dhe Atletiko Madrid, dhe ndërsa ai nuk arriti të kalonte ekipin B të këtij të fundit, ai u bashkua me Alavesh në huazim për një sezon.

Pas kësaj, ai iu bashkua Realit të Madridit, përpara se të huazohej te Sociedadi në sezonin përpara se të transferohej te Milani në Serinë A. Gjithnjë, sipas mediave italiane, Hernandez është një prej lojtarëve që mendohet se janë zemëruar nga vendimi i klubit për t’i bërë dalje ish-drejtorit, Paolo Maldini.

Në këtë listë futen dhe emra të tjerë si portieri Majk Menja dhe mesfushori Sandro Tonali. Milan e mbylli sezonin e kaluar në vendin e katërt në Serie A, ndërkohë që kuqezinjtë në sezonin që lamë pas mbërritën deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Nga ana e tij Junajtid po bën investime për Champions League në sezonin e ardhshëm.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mposhtet Laura Fazliu, vazhdon garën në repesazh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.