Wednesday, 4. March 2026
Sport

VIDEO/ De Biazi merr pikën e parë, Haland shënon por e përmbysin dhe rrezikon të mbetet jashtë Europianit

GS 17/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e pasdites në kualifikueset e Euro 2024, kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante. Por ai që spikat më shumë në të tre ndeshjet është humbja 1-2 në shtëpi e Norvegjisë përballë Skocisë.

euro-2024-draw-live-stream-1024x683

Edhe pse nordikët shënuan të parët me anë të Haland me penallti, ata u përmbysën në minutat e fundit të sfidës nga golat e Dajks dhe MekLin. Kështu, Norvegjia mbetet në kuotën e 1 pike pas tre ndeshjeve dhe tashmë është pas dyshes Skoci-Spanjë, duke rrezikuar seriozisht praninë në Europian të një prej sulmuesve më të talentuar në qarkullim.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, bie në sy barazimi 1-1 i Azerbajxhanit me Estoninë, ku skuadra e De Biazit mori pikën e parë në këto kualifikuese.

NDESHJET 

GRUPI A

NORVEGJI 1-2 SKOCI

61′ Haland (P)/ 87′ Dajks, 89′ MekLin

GRUPI F

AZERBAJXHAN 1-1 ESTONI

62′ Kryvotsiuk/ 27′ Sapinen

GOLI I SAPINEN

GRUPI G

MALI I ZI 0-0 HUNGARI

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI A

NORVEGJI – SKOCINO

 

GRUPI F

AZERBAJXHAN – ESTONI AZER

GRUPI G

MALI I ZI – HUNGARIAZ

PANORAMASPORT.AL

Teilen: