Wednesday, 4. March 2026
Sport

Liria përforcohet me ish-reprezentuesin e të rinjve të Zvicrës, Mërgim Bajramin

GS 17/06/2023 2 Min. Lesezeit

Mërgim Bajrami është përforcimi i radhës i Lirisë.

Klubi prizrenas ka njoftuar zyrtarisht se ka arritur marrëveshje me mesfushorin, shkruan Gazeta Express.

  

Detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura.

Liria e cilësoi këtë transferim si të rëndësishëm, duke marrë parasysh se karriera e deritanishme e Bajramit është ndërtuar në Zvicër.

23-vjeçari ka qenë edhe reprezentues i Zvicrës, nga grumposha U15 deri në U19.

Bajrami u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje. Ai për faqen zyrtare të klubit tha: “Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam edhe origjinën. Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë. Pres me padurim të nisim kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave.

Ndërkaq, pronari i klubit nga “Përparim Thaçi”, Rrahman Kice, theksoi: “Bajrami është futbollist cilësorë. Në ditët vijuese do të sjellim emra të ri në klub”.

Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):

“Zyrtare:

Bajrami nënshkroi me Lirinë

Mërgim Bajrami, edhe zyrtarishtë është bërë pjesë e skuadrës së Lirisë.

Zyrtarët e klubit, kishin konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes palëve, ditë më parë.

Tashmë Bajrami, ka nënshkruar kontratë me klubin.

Ai, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm, duke ditur karrierën e bujshme që ka patur në Zvicërr me skuadrat: Cyrih, Grashopers, Shafausen etj.

Ndërkaq, te ‘bardhezinjtë’ vie nga skuadra SC Bruhl.

Poashtu, Mërgim Bajrami ka qenë pjesë e U-19, e shtetit helvetik.

“Jam i lumtur që arritëm marrëveshjen me klubin, prej nga kam dhe origjinën.Futbolli në Kosovë dhe në Prizren ka fansa shumë.Pres me padurim, të nisim me kampanjën stërvitore e më pas nisjen e garave”, ka thënë 23 vjeçari Bahrami, pas nënshkrimit të kontratës.

Ndërkaq, pronari Raman Kiqe, u shpreh: ” Bajrami është futbollistë cilësor.Në ditët vijuese, do të sjellim edhe emra të ri në klub”, ka thënë ai”.

  


Teilen: