Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Moldavisë 2:0. Goli erdhi në minutën e 76 përmes Nedim Bajramit.
Numri 8 i kuqezinjve ariti të gjuajë saktë nga brenda zonës për të ngritur në këmbë tifozët në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Golin e parë për Kombëtaren e shënoi Jasir Asani në minutën e 51-të.
Epërsia e Shqipërisë është mëse e merituar pas një dominimi ndaj skuadres moldave.
Shqipëri-Moldavi është ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Evropianit “Gjermani 2024” por që shënon edhe debutimin e trajnerit Silvinjo në “Air Albania”.
Kombëtarja shqiptare kërkon të marrë tri pikët nga ky ballafaqim në garën për një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.