Xhakomo Vrioni nuk mori sërish asnjë ftesë nga Silvinjo për dy ndeshjet e radhës kualifikuese kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Gjithsesi, sulmuesi shqiptar u bë protagonist në golin e tretë që New England Revolution shënoi në fitoren përballë Orlando City.
24-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 75’ dhe 10 minuta më vonë, ai nisi një aksion nga mesi i fushës, që më pas u kthye në gol.
Sipas rregullave të MLS, duke marrë pjesë te aksioni i golit, për Vrionin ishte një asist, që i shtohet statistikave të tij.