Holanda dhe Italia masin forcat me njëra-tjetrën në Enshede për vendin e tretë dhe të katërt në Ligën e Kombeve.
“Tulipanët” morën një humbje në kohën shtesë nga Kroacia dhe duan të gëzojnë publikun e tyre me një medalje të bronztë.
Nga ana tjetër, “axurrët” e pësuan vetëm në fund nga Spanja dhe kështu nuk duan të dalin të paktën pa një medalje nga ky kompeticion.
REZULTATI LIVE:
HOLANDË 0-2 ITALI
Dimarko 6′, Fratezi 20′
NGJARJET KRYESORE:
64′ Zëvendësim i dyfishtë te Italia. Largohen Raspadori e Gnoto, në vendin e tij futen Kieza e Zaniolo.
63′ Tjetër zëvendësim te Holanda. largohet Simons dhe në vendin e tij futet Kupmainers.
52′ Gakpo provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.
47′ Gakpo del i vetëm përballë Donarumës, por ky i fundit arrin të ndalë goditjen e holandezit.
46′ Tre zëvendësime te Holanda. Largohen Malen, Girtruida dhe Lang, në vendet e tyre futen Bergvajn, Vajnaldum dhe Veghorst.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+6′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Dumfris godet me kokë dhe topi ndalet nga Açerbi, me “tulipanët” që pretendojnë sërish për një 11-metërsh, por gjyqatri dhe VAR-i nuk mendojnë kështu.
45′ Akordohen 6 minuta shtesë.
40′ Gakpo del i vetëm përballë Donarumës, p[or tentativa e tij shkon jashtë kuadratit, duke shpërdoruar një rast të artë.
34′ Dimarko shkelmon topin, ndërkohë që aksioni kishte përfunduar dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë.
27′ Dimarko provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.
20′-23′ GOOOL ITALIA 0-2/ Topi shkon te Fratezi pas një përplasje në zonë dhe i vetëm me portierin nuk gabon. Pretendohet për një prekje me dorë, por pas tre minutash, goli konfirmohet dhe nga VAR-i.
14′ Van Dajk provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet nga mbrojtja italiane, por holandezët pretendojnë një top të prekur me dorë nga Toloi. Gjyqtari lë lojën të vazhdojë.
6′ GOOOL ITALIA 0-1/ Dimarko merr një top në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën ndëshkon “tulipanët”.
3′ Dumfris provon me kokë pas një krosimi në zonë, por topi shkon mbi kuadrat.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL