• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milot Rashica në dyshime për ndeshjen e nesërme

18/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur për media në prag të sfidës ndaj Bjellorusisë.

Djelmoshat tanë do luajnë ndeshjen e dytë të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2024, ndaj Bjellorusisë, përcjellë lajmi.net.

  

Për shkak të luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë është zhvendosur në Hungari.

Tri barazimet në tri ndeshjet e para, ndaj Izraelit, Andorrës dhe Rumanisë, kanë bërë që “Dardanët” t’i minimizojnë gjasat për kualifikim në EURO 2024 pasi renditen në vendin e katër në Grupin I me vetëm tri pikë, derisa dy vendet e para mbahen nga Zvicra me nëntë pikë dhe Rumania si e dyta me shtatë sosh.

Bjellorusia nga ana tjetër është ende pa asnjë fitore, derisa ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e zhvilluara në këtë grup.

Giresse tha që Milot Rashica është në dyshime për ndeshjen e nesërme si pasojë e problemeve fizike.

“Sa i përket Milotit nuk e kemi të qartë nëse do jetë i gatshëm nesër, pasi gjendja e tij fizike është duke u përcjellë dhe do ta kuptojmë në seancën e sotme”, ishin fjalët e trajnerit francez.

Ballafaqimi ndërmjet Bjellorusisë dhe Rumanisë do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Szusza Ferenc Stadion” në Budapest./Lajmi.net/

 

  


Next Post

Goditja e parë e Interit në merkato, Bisek: E paimagjinueshme, kanë besim tek unë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.