Wednesday, 4. March 2026
Sport

Në Brazil e konsiderojnë të mbyllur, Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e Kombëtares braziliane

GS 18/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në Brazil vazhdojnë të cilësojnë italianin Carlo Ancelotti si trajnerin ideal për stolin e Kombëtares “seleçao”, të cilët janë pa një trajner, që prej largimit të teknikut Tite, pas eleminimit në çerek-finalet e Kupës së Botës nga Kroacia.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat braziliane, tekniku i “galaktikëve” të Real Madrid, do të emërohet në pankinën e pesë herë kampionëve të botës, me zyrtarizimin e marrëveshjes që pritet të vijë gjatë fundit të këtij muaji.

Ndërkaq, theksojmë se edhe më herët ditën e sotme, Presidenti i Federatës Brazilian të Futbollit, Ednildo Rodrigues, gjatë një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, vlerësoi sërish aftësitë e shkëqlyera të teknikut italian. /i.m /abcnews.al 

Teilen: