Wednesday, 4. March 2026
Sport

Barazim pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales Kroaci-Spanjë

GS 18/06/2023 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur pjesa e parë e finales së madhe të UEFA Nations League, mes “ballkanasve” kroatë dhe “iberikëve” spanjollë, ku pavarësisht spektaklit asnjëra nga ekipet nuk ka mundur dot të gjejë rrugën e rrjetës.

Rastet ishin të shumta si nga Spanja, me talentin Gavi, që tentoi disa herë portën e Livakovic, por dhe nga kroatët, me këta të fundit që nuk mundën t’i shfrytëzonin si duhet kundërsulmet e tyre të rrufeshme, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 0 me 0.

Tashmë e vetmja gjë çka pritet është nisja e pjesës së dytë për të parë nëse ndeshja do të përfundojë brenda kohës së rregullt, apo do të ketë nevojë për kohën shtesë. /i.m /abcnews.al

Teilen: