Kroacia dhe Spanja do të përballen në orën 20:45 në finalen e Ligës së Kombeve. Finalja e madhe do të luhet në stadiumin “De Kuip” në Roterdam.
Të dyja ekipet do të kërkojnë për herë të parë këtë trofe. Për iberikët është finalja e dytë pasi 2 vite më parë u mund nga Franca me rezultatin 2-1.
Nga ana tjetër, Kroacia do të kërkojë trofeun e parë ndërkombëtar.
LIVE
KROACI 0-0 SPANJË
NGJARJET KRYESORE
51′ Juranoviç godet, por topi shkon jashtë shtyllës së majtë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45′ Mbyllet pjesa e parë.
38’ Brozoviç shmang dy mbrojtës dhe kroson në zonë, por aty nuk ndodhet asnjë futbollist i Kroacisë dhe topin përfundon jashtë.
31’ Perisiç gjuan me kokë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të mirë.
22’ Mundësi e artë për Kroacinë! Kramariç tenton të godasë, por Laporte ndërhyn në momentin e fundit duke i hequr topin nga këmbët.
12’ Gavi godet drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë.
10’ Fabian Ruiz godet drejt portës, por Livakoviç arrin ta presë. Aty afër ndodhet dhe Morata i cili nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
5′ Juranoviç dërgon një krosim në zonë, por Unai Simon tregohet i vëmendshëm dhe arrin të presë topin.
1’ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTAREPANORAMASPORT.AL