• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koeman i zhgënjyer nga “tulipanët”: U ndëshkuam nga gabimet tona, këto janë paraqitje shqetësuese

18/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes turpëruese ndaj Kroacisë në gjysmë-finalet e Nations League, “tulipanët” e Holandës u mundën sërish ditën e sotme, kësaj here ndaj “të kaltërit” e Italisë, në përballjen e vlefshme për vendin e 3-të të këtij kompeticioni.

Në përfundim të ndeshjes, tepër i zhgënjyer tekniku i Kombëtares holandeze, Ronald Koeman nuk e kurseu autokritikën, duke marrë përsipër “fajin” për humbjen turpëruese, të pësuar ditën e sotme.

”E marr vetë fajin përsipër për humbjen ndaj Italisë. Me të vërtetë mendoja që do të hidhnim një hap pozitiv, por u ndëshkuam nga gabimet tona. I shqetësuar për paraqitjen e skuadrës? Sigurisht që jam i shqetësuar. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Ndërsa në pjesën e dytë e rritëm nivelin e lojës.

Van Dijk ndihet i turpëruar? Edhe unë ashtu ndihem. Nuk ishte një paraqitje e nivelit të Holandës. Duhet të marrim mësimet e duhura dhe të rikthehemi më të fortë në Shtator”,- u shpreh “dirigjenti” i “tulipanëve”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

S’ka fitues e as gola pas 90 minutave, finalja Kroaci-Spanjë shkon në vazhdime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.