Wednesday, 4. March 2026
Sport

Gledi Mici konfirmon largimin nga Prishtina

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Përveç ardhjeve të reja, nga Prishtina po vazhdojnë edhe largimet e disa futbollistëve kyç.

  

Mbrojtësi i krahut, Gledi Mici ka konfirmuar largimin nga kryeqyteti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

“Bashkëpunimi me FC Prishtinën përfundon. Faleminderit për këto tri vite të mrekullueshme” – ka shkruar Mici në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gledi Mici (@gledi_mici)

Gledi Mici edicionin e fundit ishte kapiten i skuadrës më të trofeshme kosovare.

32-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2020 kur u transferua nga Shkëndija e Tetovës.

Përveç Shkëndijës dhe Prishtinës, Mici më parë ka bërë karrierë edhe te Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari i Vlorës, Kamza e Apolonia./Lajmi.net/

  


Teilen: