Wednesday, 4. March 2026
Sport

Rashfordi afër marrëveshjes së re me Unitedin

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester Unitedi është afër zgjatjes së kontratës së Marcus Rashfordit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari, Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter.

“Ekskluzive: Manchester Unitedi është afër arritjes së marrëveshjes me Marcus Rashfordin”, ka shkruar Romano në Twitter.

“Negociatat janë në fazat finale – Rashfordi është shumë i lumtur me Erik ten Hagun”.

“Detajet e fundit pritet të ftillohen – e marrim vesh së shpejti”.

Teilen: