Wednesday, 4. March 2026
Sport

Gjykata holandeze merr vendimin, dënim me 1 vit e gjysmë burg për ish-lojtarin e Ajax

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Një gjykatë holandeze ka marrë vendimin duke dënuar në mungesë sulmuesin aktual të Spartak Moskës, Quincy Promes, me 1 vit e gjysmë burg për agresionin që ai kreu në vitin 2020, duke goditur me thikë kushëririn e tij.

Sipas “RTL”, Promes do të apelojë vendimin. Lojtari 31-vjeçar holandez aktualisht jeton në Moskë dhe mendohet se nuk do të kthehet në Holandë.

Promes gjithashtu është akuzuar në muajin maj për importin e disa qindra kilogramëve kokainë përmes portit belg të Antwerp në vitin 2020./h.ll/abcnews.al

Teilen: