• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Që nga gushti i vitit të kaluar pa u ndeshur, Florian Marku njofton rikhimin në ring

19/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Florian Marku, boksieri i njohur shqiptar, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se do të zbulojë të ardhmen e tij brenda kësaj jave.

Marku ka që në gushtin e kaluar që nuk ndeshet në ring pasi iu nënshtrua një operacioni në dorë, por gjithsesi, luftëtari shqiptar duket se nuk ka ndërmend të shkëputet nga sporti i tij i preferuar.

“Falenderoj të gjtihë nga zemra për përkrahjen. Nuk kam boksuar që nga muaji gusht, kur duelova në Shqipëri për shkak të një operacioni në dorë. Nuk jam mësuar të qëndroj kaq gjatë pushim dhe të mos jem aktiv, por jetës nuk i dihet kurrë.

Kam reflektuar shumë me gjithçka që ka ndodhur me jetën time, duke kaluar më shumë kohë me familjen. Kjo periudhë dhe fakti që jam bërë sërish baba më ka shtuar më shumë vullnetin për të dominuar divizionin e boksit ku unë ndeshem. Këtë javë do të zyrtarizoj gjithçka dhe mezi pres t’ju tregoj sa shumë kam punuar për të qenë në formën më të mirë”, është shprehur Florian Marku./h.ll/abcnews.al

Next Post

“Asgjë s’ka mbaruar” – Dardanët motivojnë Kosovën para ndeshjes kundër Bjellorusisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.