Thursday, 5. March 2026
Sport

Racizëm ndaj mikut të Viniciusit, reagon braziliani: Prapaskena është e neveritshme

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Në hyrje të stadiumit të Espanjolit ka pasur një tjetër incident me sfond racist, kur një nga rojat e sigurisë nxori një banane duke e quajtur si mjetin e tij kundër racizmit.

vinicius

Episodi pati si protagonist një prej miqve të Vinicius Zhunior, që ka reaguar në rrjetet sociale.

“Ndërsa unë luaja me fanellën tashmë historike të zezë dhe emocionohesha, shoku im u poshtërua dhe u tall në hyrje të stadiumit. Trajtimi ishte i trishtë, dukej një skenë surreale. Prapaskena është e neveritshme, por për të bërë gjithçka publike, kam një pyetje për autoritetet e stadiumit: Ku janë pamjet nga kamerat e sigurisë?”, ishte mesazhi i sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: