• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fëler: Flik s’preket, i nevojitet kohë të tregojë veten

19/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rudi Fëler ka marrë përgjegjësinë e shefit të Federatës Gjermane të Futbollit, e cila erdhi pas largimit të Oliver Bierhofit. Voller

Disfata me Poloninë i rriti dozat e kritikës nga analistë gjermanë rreth menaxhimit të ekipit nga Hansi Flik. Ky i fundit është vënë në qendër të sulmeve nga legjendat vendëse. Magat, Shvajnshtaiger, Mateus e më gjerë i mëshojnë fort idesë se trajneri 58-vjeçar nuk ka kryer asnjë ndryshim pozitiv, përveç zhvendosjeve taktike me tipare naive.

Rudi Fëler në prononcimin përpara duelit me Kolumbinë e ka cilësuar diskutim të mbyllur ndryshimin e personazhit në krye të stolit: “Sigurisht që Flik do të mbetet tekniku i Gjermanisë, të paktën deri në përfundimin e turneut të ardhshëm. Ne po përpiqemi të implementojmë skema të ndryshme, me qëllim krijimin e një ideje të qartë se si duam ta prezantojmë veten denjësisht në ‘Euro 2024’, prandaj nevojitet durim. Nuk pohoj se rezultatet janë të padobishme në këtë pikë, pasi ne duhet t’u rikthejmë besimin tifozëve, por përmirësimi në elemente të caktuara më ngroh. Ndaj Kolumbisë pres fitore dhe temp të kënaqshëm. Mbështetësit presin shumë nga ne, kështu që djemtë me në krye Hansin e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, përfundoi mes buzëqeshjeve Fëler.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola: Fitova Champions League sepse Lukaku nuk mundi të shënonte nga tre metra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.