• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kampionët e Italisë prezantojnë trajnerin, Garcia: Kënaqësi që rikthehem në Itali, luaj gjithmonë për fitore

19/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rudi Garcia mori frenat e Napolit para pak ditësh, teksa ishte pikërisht francezi i përzgjedhuri i Presidentit De Laurentis për stolin e skuadrës. Sot, trajneri Garcia u prezantua para mediave, duke thënë fjalët e para në krye të pankinës së napoletanëve.

“Kur filloj një aventurë, luaj gjithmonë për të fituar. Jam këtu për të fituar trofe. Ne ramë dakord me presidentin për ambiciet, jam i sigurt se ai do të më japë një ekip cilësor. Nuk do të bëj asnjë ndryshim taktik, por dua të vendo vulën time në lojë.

Dhurata e parë e De Laurentiis për mua është që unë të jem këtu. Do të doja të përshëndesja tifozët për pritjen që më bënë. Kur pashë flamujt përreth, kuptova se qyteti është krenar për ekipin tim dhe synimi im është që kjo gjë të ndodhë edhe në të ardhmen duke forcuar lidhjen me skuadrën time.

Shpresoj të jem një Garcia me më shumë përvojë, sepse kam bërë shumë mirë. Është kënaqësi e vërtetë të kthehem në Itali, mezi pres të zbuloj qytetin. Do të përpiqem të jap më të mirën time, unë di si ta bëj dhe dua ta bëj këtu në Napoli.” – tha ai.

Next Post

Lëndohet Paqarada, futet në lojë Krasniqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.