Thursday, 5. March 2026
Sport

Armando Broja detyrohet t’i ndërpresë pushimet në Shqipëri, i rikthehet stërvitjeve me ekipin U21  

GS 20/06/2023 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të rikthehet në fushë gjatë kësaj jave.

Broja është detyruar t’i ndërpesë pushimet para kohe në Shqipëri, dhe nesër pritet t’i bashkohët kampit stërvitor me ekipin U21 të Bluve të Londrës, shkruan Lajmi.net

  

Sulmuesi “kuqezi” ishte lënduar gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar në një miqësore ndaj Aston Villas. Broja këputi ligamentet e gjurit dhe u desh një kohë e gjatë për t’u rikthyer në fushë.

Pra, nga nesër lojtari shqiptar do t’i rikthehet fushave të gjelbërta, dhe do të bëhet gati për fazën përgatitore të ekipit të parë, ku Maurizio Pochettino nis stërvitjet më 1 korrik.

21-vjeçari gjatë sezonit që lam pas, zhvilloi 12 ndeshje në Premier League shënoi një gol dhe bëri një asist./Lajmi.net/

  


Teilen: