Thursday, 5. March 2026
Sport

U transferua tek Çelsi, Nkunku: Do t’ju tregoj të gjithëve se çfarë mund të bëj në fushë…

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kristofer Nkunku nënshkroi një kontratë 6 vjeçare me Çelsin. Pas firmës, sulmuesi francez ka folur për kanalet zyrtare të klubit, duke treguar ndjesitë e tij të para si futbollist i “Bluve të Londrës”.Collage Maker-20-Jun-2023-05-14-PM-2973

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohem Çelsit. U bë një përpjekje e madhe për të më sjellë në klub dhe mezi pres të takoj trajnerin dhe shokët e mi të ri dhe t’u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj në fushë. Pasi kam luajtur në Ligue 1 dhe Bundesligë, tani dua të luaj në Premier Ligë, një nga ligat më të forta në botë. Jam shumë i emocionuar për këtë sfidë dhe do të jem krenar që do të vesh fanellën e Çelsit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: