Thursday, 5. March 2026
Sport

Zyrtare: Yaya Toure largohet nga Tottenham, bëhet asistent në ekipin belg

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Yaya Toure është bërë asistent trajner te skuadra belge, Standard Liege.

Toure i cili ishte pjesë e Tottenham Hotspur në grupmoshat e reja si trajner, tani është asistent i Carl Hoefkens, shkruan Lajmi.net

  

40-vjeçari është i licencuar me UEFA A dhe ëndrra e tij është që një ditë të bëhet trajner i Manchester Cityt.

Madje këtë e kishte thënë edhe para disa dite, ku në rast të largimit të Pep Guardiolas, afrikani shpreson që të ulet në stolin e klubit nga “Etihad”.

Toure si asistent ka qenë edhe në dy skuadrat tjera, si Akhmat Grozny dhe Olimpik Donetsk./Lajmi.net/

  


Teilen: