Thursday, 5. March 2026
Sport

Situatë kaotike, ndërpritet ndeshja e kualifikueseve

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Situatë kaotike, ndërpritet ndeshja e kualifikueseve!

Reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar një situatë kaotike në Skoci, duke e shndërruar fushën e futbollit, në një fushë të ngjashme me atë të “water polo”-s.

Në minutën e 11-të, gjyqtari u detyrua të ndërpriste përkohësisht sfidën mes Skocisë dhe Gjeorgjisë të vlefshme për Grupit A, teksa skenën e rrëmbyen punëtorët, që me mjete të ndryshme, tentojnë të largojnë ujin nga fusha.

Vlen të theksohet se deri në momentin e ndërprerjes së sfidës, udhëhiqte Skocia me rezultatin 1-0, falë golit të MekGregor në minutën e gjashtë.

Teilen: