Friday, 21. August 2026
Sport

Nuk e bën Kosova A, e bëjnë “Dardanët” e rinj, fitojnë në “Fadil Vokrri”

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Estonisë, në ndeshjen e vlefshme për parakualifikim në Euro 2025.

“Dardanët” e rinj arritën fitore 2 me 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Lajmi.net

  

Në pjesën e parë, gol shënoi Llugiqi në minutën e 40’të.

May be an image of 5 people, people playing football, people playing soccer and text

Kurse në pjesën e dytë, golin e fitores e realizoi Hoti.

Kosova e nis rrugën për në Euro 2025 me fitore dhe tani shkon në kuotën e tre pikëve në pozitën e parë në Gurpin D.

Ndeshja e ardhshme e “Dardanëve” të rinj zhvillohet në muajin qershor ndaj Polonisë./Lajmi.net/

  


Teilen: