Thursday, 5. March 2026
Sport

Nis festa në dhomat e zhveshjes, Sylvinho: Dua t’ju shoh të gjithëve në sy

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë arriti fitore të madhe me rezultatin 1 me 3 si mysafir i Ishujve Faroe, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.

Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes nisi kënga dhe festa e lojtarëve “kuqezi”, shkruan Lajmi.net

  

Kurse trajneri brazilian, Sylvinho mbajti një fjalim të shkurt.

“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, ishin fjalët e Sylvinhos.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, një më shumë se pozita e tretë, Moldavia dhe një më pak se pozita e parë, Republika e Çekisë./Lajmi.net/

  


Teilen: