• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llapi blindon talentin

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi nga Podujeva, Llapi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me talentin Elton Vllasa.Elton Vllasa.

Llapi ka vazhduar me besimin ndaj të rinjve këtë sezon, pasi Vllasa është lojtari i radhës që është nënshkruar me një kontratë disavjeçare.

Është vet klubi i Llapit që ka njoftuar se mesfushori 19-vjeçar, i cili kishte më së shumti paraqitje me ekipin kampion U-19, ka nënshkruar për katër vite me ekipin e Tahir Batatinës.

“19-vjeçari, Elton Vllasa sot në ditën e lindjes së tij ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin tonë.

Mesfushori me tipare defanzive ka qenë prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për ekipin U-19 dhe prej më meritorëve që ky ekip arriti të shpallej kampion.

Ai në prani të Drejtorit të ri Sportiv, Mentor Zhdrella ka hedhur firmën për 4-vitet e ardhshme.

Vllasa vlerësohet si futbollist potencial, i aftë për të përfaqësuar klubin tonë në një të ardhme të afërt.

Klubi ynë është i kënaqur që futbollistët me potencial si Vllasa kanë vendosur t’i besojnë projektit tonë për një karrierë të ndritur.

Suksese Elton, na priftë e mbara së bashku“, njofton FC Llapi.

Next Post

15 milionë euro rrogë dhe 15 milionë euro për Interin, zikaltërit marrin vendimin për titullarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.