Gareth Bale, i cili është tërhequr nga futbolli, beson se Leo Messi do kalojë mirë gjatë aventurës së tij në Major League Soccer.
Javë më parë u zyrtarizua ylli argjentinas lojtari më i ri i Inter Miamit.
Ndërsa së fundmi në rrjet qarkullon deklarata e ish-lojtarit të Real Madridit, Gareth Bale.
Uellsiani kujtoi kohën e tij në Madrid, duke thënë se një humbje atje do thoshte fundi i botës, dhe beson që Messi do ta pëlqej ligën amerikane.
“MLS është shumë më e qetë. Nëse humbet te Real Madrid, është si fundi i botës. Në MLS nuk ka pasoja, nuk mund të biesh as nga kategoria. Aty i tolerojnë më mirë humbjet dhe çdo fitore festohet sikur të kishin fituar kampionatin. Messit patjetër do ta pëlqejë”, ka thënë Bale në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë që në MLS Gareth Bale luajti për Los Angeles./Lajmi.net/