• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskenat/ E ardhmja e Ançelotit, ja kush është çelësi për të firmosur me Brazilin

21/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti po shijon pushimet e tij, teksa më 8 korrik është parashikuar që ai të bashkohet me Realin për të nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Trajneri italian e ka të qartë se e ardhmja e tij e afërt është vetëm një, Reali i Madridit.

anceloti

Por nga ana tjetër presioni nga Brazili sa vjen dhe bëhet më i fortë. Madje nga vendi i madh i Amerikës Latine kanë mbërritur lajmet se Ançeloti ka rënë parimisht dakord me presidentin e federatës braziliane, Ednaldo Rodriges, për të qenë tekniku i ardhshëm i pesë herë kampionëve të botës, duke nisur nga qershori 2024.

Vetë italiani nuk ka dashur të flasë personalisht për këtë temë, teksa në Brazil me shumë gjasa zyrtarizimi i Karlos do të bëhet brenda këtij muaji. Por ndërsa në Brazil e bëjnë fakt të kryer firmën me Ançelotin, nga Spanja, mediat e këtij vendi nënvizojnë se nuk ka asgjë firmë mes Ançelotit dhe “CBF”-së. Megjithatë pavarësisht “përplasjeve” mediatike në distancë mes dy vendeve, duket se e ardhmja e Ançelotit do të jetë në stolin e Brazilit.

Mediat spanjolle dhe ato braziliane bien dakord se kyç në këtë marrëveshje të pafirmosur ende mes Karlos dhe Brazilit është djali i trajnerit italian, Davide Ançeloti. Karlo mendohet t’i ketë vënë si kusht federatës braziliane që në stafin e tij të ketë në përbërje dhe djalin e vet, Davide Ançeloti, me të cilin po punon edhe në Madrid. Kjo kërkesë e Karlo Ançelotit nuk ka qenë një problem madhor për federatën braziliane që e ka plotësuar menjëherë kërkesën e Karlos. Jo vetëm kaq, por Davide mund të fillojë punë te Brazili përpara babait të tij.

PANORAMSPORT.AL

Next Post

Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.