Thursday, 5. March 2026
Sport

E kryer/ Edin Dzeko transferohet te Fenerbahce

GS 22/06/2023 1 Min. Lesezeit

Edin Dzeko tashmë është transferuar nga Interi te Fenerbahce në Turqi me parametra zero.

Kontrata e sulmuesit veteran boshnjak me zikaltërit ka skaduar dhe palët nuk negociuan për të rinovuar, kështu për Dzeko kishte interes të lartë nga klubi turk i Fenerbahce dhe tashmë ata e zyrtarizojnë këtë.

Aktualisht, Dzeko ndodhet në Stamboll për të kaluar vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën. Më pas, boshnjaku do të prezantohet përpara shtypit.

37-vjeçari ka luajtur 101 ndeshje në total me Interin, ku ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 15 herë./h.ll/abcnews.al

Teilen: