Problemet me mungesën e një stadiumi nuk janë vetëm në Shqipëri por edhe në Itali dhe nuk bëhet fjalë për ligat inferiore por për atë të Serisë B. Leço siguroi pak ditë më parë ngjitjen në Serinë B, falë fitores ndaj Foxhias aty ku arriti të shënonte edhe mesfushori shqiptar Erald Lakti.
Por, festa e Leços ka mbetur pezull. Pavarësisht se në fushë e kanë siguruar ngjitjen në Serinë B, drejtuesit nuk kanë arritur të gjejnë ende një stadium për ndeshjet e sezonit të ri, duke qenë se stadiumi në të cilin luan, nuk i plotëson kriteret për Serinë B. Fillimisht ishte menduar stadiumi i Padovas, por prefektura nuk ka dhënë miratimin dhe kjo pistë ka rënë.
Ora 23:59 e mbrëmjes së djeshme, ka qenë afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin për stadioumin e ri mirëpo zyrat e Ligës B janë mbyllur që në orën 21:00. Gjithsesi, Leço duhet të bënte dorëzimet qoftë me “email”, teksa bordi do të shqyrtojë dosjen dhe deri në datën 30 qershor, do të jepet vendimi nëse Leço do të qëndrojë në C apo do të ngjitet në Serinë B.
PANORAMASPORT.AL