Rrugët e Angel Di Marias dhe Juventusit ndahen pas një sezoni.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi zyrtar, përcjellë lajmi.net.
Pasi mbërriti në Torino në korrik 2022, Angel kishte nënshkruar një kontratë vjetore pas përvojës së tij të gjatë në PSG, duke shtuar Serie A në listën e ligave të mëdha të njohura në karrierën e tij.
Aventura e tij me Juventusin përfundon me 40 ndeshje të luajtura, me 8 gola të shënuar, në mes kampionatit dhe Europa Ligës. Në këtë mes fitorja e Botërorit me Argjentinën.
Pas Botërorit të lartpërmendur në Katar, paraqitjet më të mira u panë mbi të gjitha në Ligën e Evropës me hat-trick në fushën e Nantes, me të parin nga tre golat ndër më të mirët e sezonit, si dhe golin fitues e të rëndësishëm të shënuar në shtëpi me Freiburg.
Klubi më pas e falënderoi atë për kontributin: “Faleminderit për gjithçka Fideo dhe fat të mirë për të ardhmen!”.
Di Maria së fundmi lidhet me transferimin e tij në Benfica./Lajmi.net/
Grazie Fideo 🫶🏻
— JuventusFC (@juventusfc) June 22, 2023