Portieri i Inter Majemit, Nik Marsman prej tre ditësh ndodhet në spital pasi u pickua nga një merimangë helmuese gjatë një vizite në kopshtin zoologjik. Incidenti u bë i ditur nga gruaja e tij, Natalie den Deker.
“E keqja e të jetuarit në një klimë tropikale është kur shkon në kopshtin zoologjik dhe pickohesh nga një merimangë helmuese”, ka shkruar ajo nën fotot e Marsman në spital.
Holandezi është pjesë e ekipit që nga viti 2021 teksa sezonin e ardhshëm ai do të ketë për shok skuadre futbollistin e njohur argjentinas, Lionel Mesi.
📰 | NEWS #InterMiami Nick #Marsman hospitalised after poisonous spider bite at Florida zoo
🗂️ The goalkeeper recently spent time in a Florida zoo with his family, and had to spend 3 days in hospital after falling victim to a bite from a tropical spider.#InterMiamiCF | #MLS pic.twitter.com/ix85r5YPPA
— The North Insiders (@TheNorthInsider) June 21, 2023
PANORAMASPORT.AL