Friday, 6. March 2026
Sport

Liverpooli prezantoi fanellat e reja dhe zbuloi aksidentalisht se cilët lojtarë u larguan?

GS 23/06/2023 2 Min. Lesezeit

Liverpool ka publikuar një video nga dhoma e zhveshjes para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri.

  

Synimi i klubit anglez ishte të prezantonte fanellat e reja për sezonin 2023/2024, por video shumë shpejt u bë virale mes tifozëve të klubit nga “Anfield” për arsye krejtësisht të ndryshme.

Gjegjësisht, i madhi anglez ka shpërndarë një video në të cilën shihet se fanellat janë varur në dollapët e secilit lojtar.

Në video shfaqen edhe fanellat e sezonit të kaluar, por vetëm me emrat e lojtarëve që tashmë janë larguar nga klubi ose siç spekulojnë fansat, me emrat e lojtarëve që do të largohen nga klubi vetëm këtë verë kur u skadon kontrata.

Këta janë emra si Alex Oxlade-Chamberlain, James Milner, Roberto Firmino dhe Naby Keita.

Pajisjet e vjetra të Thiago Alcantaras, Joe Gomezit dhe Joel Matipit ishin gjithashtu të varura në dollapët dhe tifozët besojnë se këta të tre janë në listën e largimeve.

Nga ana tjetër, mesfushori i ri Alexis MacAllister tashmë ka një fanellë të re me emrin e tij në shpinë./Lajmi.net/

  


Teilen: